Sociale Më shumë

Shitësit: Interesimi për gazeta ka rënë në mënyrë drastike

Prej tvteuta09:50, 25 Nëntor 2018

Me perdorimin gjithnjë e më të madh të smartfonave , të cilët kanë mundësuar qasje në internet pothuajse gjatë gjithë kohës, leximi i shtypit të ditës ka pësuar rënie drastike. Këtë e konfirmojnë edhe shitësit nëpër pikat e gazetave në Ulqin, të cilët për TV Teuta thonë se tani nuk shesin as çerekun e gazetave që kanë shitur para 5 viteve.

Një trend tjetër është edhe sigurimi i shtypit nga ana e lokaleve , të cilët gazetat ju ofrojnë klientëve së bashku me kafenë e mëngjesit. Shitësit thonë se i gjithë qarkullimi ditor i tyre ka rënë ndjeshëm, dhe se tani të produktet kryesore që shesin janë cigaret dhe mbushjet telefonike.

  • 1

    Radio