Shi dhe breshër në Tivat. Dëmtohen automjetet
Prej tvteuta17:53, 18 Shtator 2021
Një stuhi e fortë me shi dhe breshër goditi sot në mëngjesi qytetin e Tivatit me rrethinë duke krijuar shumë probleme.
Sipas Radio Tivatit, një pemë e rrëzuar bllokoi rrugën drejt fshatit Brdo, dhe qarkullimi ishte i ndaluar për disa orë. Kreu i ndërmarrjes komunale, Milosh Tripinoviq, tha për Radio Tivat se breshëri ka dëmtuar shumë automjete ndërsa  40 antarë të këtij shërbimi janë angazhuar në menjanimin e problemeve të ndryshme.
“Kemi bashkëpunim dhe përkrahje të mirë nga Policia Komunale dhe Shërbimi i Zjarrfikësve, të cilët na ndihmojnë të manjanojmë  pasojat e stuhisë dhe të rregullojmë trafikun,” tha Tripinoviq.