Aktuale Më shumë

Shfaqja “Ura” u shfaq në qendrën për kulturë në Ulqin

Prej tvteuta20:30, 3 Dhjetor 2021

Të premtën në qendrën për kulturë u dha shfaqja “Ura” e regjisorit Astrit Bytyqi.

Shfaqja u dha në orën 19:00 dhe interpretues të kësaj shfaqje ishin Avni Dalipi dhe Afrim Muçaj.

Gjithashtu autore e shfaqjes “Ura” është Seadet Beqiri,

Shfaqja “Ura”, nën regjinë e Astrit Bytyqit, ka sjellë realitetet e pathëna në Kosovë të “relikizuara” në një brez njerëzish të vuajtur gjatë  dhe mbas luftës në Kosovë .

E dhënë  në qendrën për kulturë ,teksti dramaturgjik i autores Seadet Beqiri, ka përçuar alkiminë e vet emocionale përmes dyshes së aktorëve Avni Dalipi dhe Afrim Muçaj.

Rolet, që mishëronin dy breza me dy botëkuptime në dukje të ndryshme, shtjelloheshin përmes dialogjeve të mprehta, deluzioneve e pajtimeve.

 

  • 1

    Radio