Aktuale Më shumë

SHF “Marko Nuculloviq” mirëpret 13 nxënës të rinj, 118 nxënës në total

Prej tvteuta18:15, 26 Gusht 2022

Sezonit veror dalë ngadalë po i vjen fundi, kur mendojmë fundin e sezonit, gjëja e parë që na shkon ndërmend është hapja e shkollave.
Edhe pse shkollat kanë edhe më shumë se 1 javë që do të fillojnë , dyert e tyre kemi filluar ti shohim hapur.
Personeli i mësimdhënësve veç se ka filluar me punën e vet, me organizimin e orarëve, programit mësimor e shumë të tjera.

Edhe shkolla “Marko Noculloviq” ka filluar të përgaditët dhe të bëhët gati të hap dyert për nxënësit që pushuan pothuajse 3 muaj, por edhe të mirëpresë vogëlush të rinj.
Në këtë shkollë këtë vit do të regjistrohen 13 nxënës të rinj e që në total, numri i nxënësve arrin në 118.
Drejtori i kësaj shkolle, na informoi se përveç atyre përgaditjeve që bëjnë çdo vit, bënë edhe dezinfektimin e gjithë institucionit, bënë analizat e ujit, pastrimin e gjithë oborrit por edhe hapsirës së mbrendshme.
Drejtorin e kësaj shkolle Dul Asllanin, nga çka kemi parë në vizitat tona, gjtihmonë e shohim të përkushtuar dhe krenar për këto nxënës.
Asnjëherë nuk harron ti lavdërojë, dhe tna befasoj me arritjet e tyre.
Edhe sot nuk harroj t’i përmendi disa nga arritjet e vitit që lam pas, por sa i përket planëve dhe aktiviteteve që kanë në periudhën e ardhshme na e la surprizë, duke përmendur vetëm një nga aktivitetet e para  që kanë në plan për shtator e që është noti.

  • 1

    Radio