Aktuale Më shumë

Sherr mes Spajiqit, Axhiqit dhe Gjuroviqit në Twitter

Prej tvteuta12:13, 11 Gusht 2022

Ministrat e Punëve të Brendshme dhe Zhvillimit Ekonomik, Filip Axhiq dhe Goran Gjuroviq, kanë shkëmbyer kritika të ashpra në Twitter me ish-ministrin e Financave, Millojko Spajiq, i cili ka thënë se qeveria është e paaftë për t’u marrë me zjarret. Për këtë, Axhiq i tha se fajin e kishte ai, sepse si ministër nuk kishte miratuar fonde për rinovimin e pajisjeve dhe blerjen e helikopterëve.

Spajiq shkroi në Twitter se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te zjarret.

“Qeveria e paaftë, mosmarrëveshjet e brendshme mes MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mosnjohja e rregulloreve, thirrja me vonesë e vendeve mike për ndihmë… ta përfundojmë pa viktima dhe sa më shpejt”, tha ai.

Ministri Goran Gjuroviq u përgjigj se nuk është koha për promovim politik.

“Milojko, të paktën të kesh një masë o burrë, e sheh se çdo gjë digjet dhe zjarrfikësit tanë po vdesin për të shpëtuar shtëpitë. Nuk është as vendi as koha për politikë dhe promovim. Nëse mund të ndihmoni, nëse jo të paktën lavdëroni zjarrfikësit. Ky nuk është një zjarr virtual, por një i vërtetë”, tha Gjuroviq.

Ministri Axhiq i tha se Spajiq ishte personi i fundit që do të lejohej të fliste sot.

“Ishit ju si bashkëpunëtor i parë i kryeministrit të atëhershëm Krivokapiq që penguat përmirësimin e njësisë së helikopterëve dhe ishit ju si ministër i Financave që nuk miratuat fonde për rinovimin e pajisjeve dhe blerjen e helikopterë”, përfundoi Axhiq.

  • 1

    Radio