Shërbimi Mbrojtjes dhe Shpëtimit i gatshëm për sezonin e zjarreve

Prej tvteuta15:23, 16 Qershor 2020

Gjatë sezonit veror kur edhe temperaturat janë të larta, shumë shpejtë vjen deri tek shpërthimi i zjarrin në sipërfaqe të hapura. Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit është shërbim i cili merret me situata të ndryshme që ndodhin në komunën e Ulqinit. Kryeshefi i këtij shërbimi Saubih Mehmeti për televizionin Teuta thotë që janë të gatshëm ti dalin ballë shumicës së ngjarjeve.

Gjatë gjithë kohës personeli i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit kanë ndjekur seminare të nryshme për avancimin e vet. Si staf janë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe tregohen të kujdesshëm për to.

Nga data 15 qershor si zakonisht ndalohet ndezja e zjarreve në sipërfaqe të hapur.

Mehmeti apelon tek qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmagin situata të pakëndëshme në të ardhmen.

  • 1

    Radio