Shënohet viktima e tretë nga Covid 19 në Mal të Zi
Prej tvteuta22:16, 12 Prill 2020
Një 74 vjeçar , i cili përveç korona virusit , kishte edhe sëmundje të tjera të shoqëruara, vdiq sot në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Nga kjo qendër poashtu njoftojnë se 3 pacient akoma janë të lidhur me ventilimin mekanik, por që të gjithë aktualisht janë me parametra jetik të qëndrueshëm.
“Për pesë pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, sot pritet një tjetër rezultat negativ i testit , duke krijuar kushte për t’u lëshuar në shtëpi ,deklarojnë nga Qendra Kjinike e Podgoricës.