Sociale Më shumë

Shembet objekti ilegal në Adën e Bunës. Aksioni do të vazhdojë të hënën

Prej tvteuta15:03, 27 Tetor 2021

Me iniciativën e NP “Të Mirat Detare” është filluar me aksionin e shëmbjes së objekteve jo legale në Adën e Bunës. Policia Komunale ka inspektuar në terren dhe ditën e sotme është bërë shembja e një objekti, pronari i të cilit nuk është akoma i ditur. Aksioni i shembjes së objekteve jo legale do të vazhdojë përsëri nga dita e hëne, datë 1 nëntor, njoftuan nga “Të Mirat Detare”.

Amir Mehmeti, koordinator i Policisë Komunale në Ulqin, u shpreh për Televizionin Teuta se një ditë më herët është vendosur shenja që objekti mos të vazhdojë të ndërtohet por edhe përkundër kësaj gjatë mbrëmjes ka ardhur deri tek përfundimi i punimeve të objektit. Ditën e sotme me ndihmën e ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” u bë shembja e tij. Pronari i objektit nuk dihet , por nëse do të gjehet do të marrë padi penale, tha Mehmeti.

  • 1

    Radio