Shehoviq bëri thirrje për protestë para Kuvendit
Prej tvteuta09:43, 7 Nëntor 2022
“Është koha që Mali i Zi të mbrojë orientimin e tij qytetar, laik, antifashist dhe evropian, për të cilin është krenar gjithmonë dhe me të drejtë”, deklaroi kryetari i socialdemokratëve Damir Shehoviq, duke bërë thirrje për protestën e nesërme para Parlamentit të Malit të Zi.
“Prandaj masivisht, por paqësisht, kulturalisht dhe me mirësjellje, siç na ka hije, të tregojmë se jemi mjaftueshëm për të ruajtur rendin kushtetues, dinjitetin e shtetit, si dhe vlerat qytetëruese mbi të cilat ai pushon!” ka thënë Shehoviq.