Sociale Më shumë

Shaptafa: Bajrami është dita e shpresave të reja

Prej tvteuta13:22, 15 Qershor 2018

Fitër Bajrami është festa e cila kremtohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Pas 30 ditëve agjërim, lutje ndaj Allahut, bestimtarët e fesë islame sot festojnë Bajramin. Agjërimi, tipari kryesor i Ramazanit, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë, deklaron teologu dhe njëheri imami i xhamisë së Namazgjahut, Medjen Shaptafi në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Me faljen e namazit të Bajramit fillon dhe festa e madhe e Bajramit, festë kjo e cila ka për qëllim bashkimin e njerëzve, afrimin me njëri tjetrin dhe kujdesin. Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët, është dita për të respektuar të moshuarit, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë, shton Shaptafa.

  • 1

    Radio