Aktuale Më shumë

SH.F. “Mareshali Tito”: Mësimi ka filluar sipas planit. Policia në mbyikqyrje të situatës

Prej tvteuta17:59, 25 Prill 2022

Në shkollën fillore “Mareshali Tito”, mësimi sot ka filluar sipas planit, pas kërcënimeve të marra para disa ditëve nga persona ende të paidentifikuar. Kërcënimet kanë shqetësuar personelin e shkollës dhe prindërit, por nga policia kanë marrë siguri se çdo gjë është nën kontroll, ndërsa oficerë të policisë vazhdimisht do të jenë në dispozicion të shkollës.

Drejtoresha Medina Çoba ka thënë për RTMZ se ka pasur mungesa të disa nxënësve por mësimi është duke shkuar në rregull . Ajo tha se kanë marrë të gjitha masat e parashikuara në situata të tilla. Kërcënimet ndaj kësaj shkolle u publikuan në një shërbim bllogu i cili grumbullon persona me prirje neoinaziste, për çka Interpoli njoftoi organet e rendit në Ulqin.

Disa javë më parë kërcënime pati edhe ndaj disa shkollave dhe institucioneve të tjera në Mal të Zi, autorët e të cilave po ashtu nuk janë identifikuar ende.

 

  • 1

    Radio