Aktuale Më shumë

Sh.F “Bedri Elezaga” fillon vitin e ri akademik

Prej tvteuta10:07, 15 Shtator 2016

Ka filluar sot mësimi në shkollën fillore “Bedri Elezaga”  në atë amë në Katërkollë dhe në paralelet e ndara. Drejtori i kësaj shkolle Alim Jahaj, për Televizionin Teuta tha se mësimin për këtë vit akademik e ndjekin 460 nxënës.

Në shkollën amë në Katërkollë vazhdojnë punimet në rikonstruktimin e plotë të objektit por kjo nuk do ta vështirësojë zhvillimin e ciklit mësimor. Punimet do të zgjasin deri në muajin dhjetor të këtij viti kalendarik dhe arrijnë vlerën e rreth 1 milion euro.  Edhe  nxënësit e shkollës së paraleles së ndarë në Sukubine mësimin do ta vazhdojnë po në shkollën amë ne Katërkollë.

  • 1

    Radio