Sella: Nga 9 automjete  zjarrëfikse, vetëm 3 janë të regjistruar

Prej tvteuta16:06, 21 Qershor 2018

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundëshme mbrenda mundësive të veta  financiare dhe kadrovike që sa më të përgatitur ta presin sezonin turistik, gjatë së cilit çdo vit ka numër të konsiderueshëm të zjarreve, ka deklaruar për Televizionin Teuta shefi i këtij shërbimi Flamur Sella.

Është hapur edhe tenderi për furnizimin e këtij shërbimi me një radio-lidhje ,si dhe furnizimi me rroba mbrojtëse kundër zjarrit. Ai shtoi se në këtë vit janë regjistruar 120 shpërthime të zjarreve dhe gjithsejt 200 intervenime. Problem paraqesin makinat për shuarjen e zjarrit, ku nga 9 që posedon ky shërbim, vetëm tri nga ato janë të regjistruara,  tri të tjera janë të vjetra dhe nuk e kalojnë kontrollin teknik, ndërsa për tre të cilët i bleu Qeveria në vitin 2010 akoma nuk posedojnë dokumentacionin për regjistrim, tha Sella.

  • 1

    Radio