Aktuale Më shumë

Sekuloviq: Nuk shoh përgjegjësi të policisë në rastin e Shejla Bakija

Prej tvteuta18:53, 22 Nëntor 2021

Ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviq, në seancën kontrolluese të Komisionit për Barazi Gjinore,  tha se nuk sheh përgjegjësi të policisë në rastin e vrasjes së 19 vjeçares, Sheila Bakija.

“Unë mendoj se oficerët e policisë kanë bërë gjithçka që u kërkon ligji. Problemi me rastin lindi sepse e ndjera para gjykatësit për kundërvajtje në thelb ndryshoi deklaratën e saj.Vendimi në atë kohë ishte lirues dhe kjo krijoi problem për policinë duke e penguar në kryerjen e veprimeve të caktuara”, tha Sekuloviq.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Sheila Bakija u qëllua për vdekje, ndërsa babai i saj Shaban Bakija (42) u plagos rëndë, nga Ilir Gjokaj, ish partneri i saj.

Bakija e ka denoncuar Gjokaj për kërcënime, me ç’rast u janë marrë deklarata, ndërsa prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë ka sjellur vendim se në ngjarjen konkrete nuk ka elemente të veprës penale.

  • 1

    Radio