Aktuale Më shumë

Seanema Film Festival, hap dyert e edicionit të dytë (foto)

Prej tvteuta09:55, 16 Shtator 2016

“Barazia gjinore dhe pozita e gruas në shoqëri “ është tema e përzgjedhur për këtë vit,temë e cila pason “Korrupsionin”,  temën e vitit të kaluar të Seanema Film Festival.

Pjesë e panelit teë diskutimit këtë vit janë figura të ndryshme të politikës dhe kulturës nga vendi dhe rajoni si Ermira Mehmeti, deputete në Parlamentin e Maqedonisë e cila e vlereson me nota të larta,si përzgjedhjen e temës,ashtu edhe organizimin e Festivalit në përgjithësi. Sabina Osmanoviq, një nga 17 panelistet e Seanema Film Festival,deklaron për TvTeuta që ashtu sikur edhe vitin e kaluar,tema është shume e qëlluar.

Të njëjtin mendim ndan edhe Agon Maliqi, për të cilin , barazia gjinore është një sfidë për gjithë rajonin.

 

  • 1

    Radio