Seanca gjygjësore për rastin “Galeb”, 4 përsona akuzohen për keqpërdorim të detyrës

Prej tvteuta19:29, 21 Shtator 2021

Së shpejti pritet fillimi i procesit gjygjësore kundër zyrtarëve të kadastrës së Ulqinit, Xhevdet Çapriq dhe Smilja Shunjevariq, noterit nga Podgorica, Andjelko Millosheviq, dhe përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Rokshped, Asim Taljanoviq, të cilët prokurori Faruk Resulbegoviq i akuzon se  kanë shkelur  ligjin duke mos respektuar  kompetencat e mbikqyrjes, dhe duke mashtruar  institucionit kompetente, kanë dëmtuar shtetin me rreth 12 milionë euro, shkruan “Vijesti”.

Aktakuza akuzon Çapriq , Shunjevariq  dhe Millosheviq për shpërdorim detyre, dhe Taljanoviq për veprën penale – nxitje për të noterizuar përmbajtje të pavërtetë.  Të tri veprat penale dënohen deri në pesë vjet burg. Çapriq dhe Shunjevariq fajsohen se në fillim dhe në fund të vitit 2015, në kundërshtim me ligjin,  miratuan dy vendime pa pëlqimin e Qeverisë dhe lejuan regjistrimin e  hipotekave në kadastrën e pasurive të paluajtshme në objektet inekzistente të ish hotelit Galeb, pavarësisht se e dinin që hoteli u prish në vitin 2008 dhe kështu dëmtuan shtetin me 12 milionë euro.

Me vendim të parë  e ngarkuan hotelin  që nuk ekzistonte dhe truallin në pronësi shtetërore,   me  hipotekë fiktive prej 3.5 milionë euro, dhe me vendim të dytë me një hua prej 29.3 milionë euro, duke e dëmtuar shtetin me 8.5 milionë euro, sa është vlera e tokës.

Në asnjë rast, zyrtarët kadastralë nuk e kanë njoftuar mbrojtësin për interesat pronësore dhe ligjore, as nuk i kanë dhënë mundësinë që të marrë pjesë në procedurën administrative përmes një procedure të mundshme ankimi, për shkak të së cilës vendimet kanë marrë formë të prerë.

Millosheviqi akuzohet sepse në fund të vitit 2014, në kundërshtim me ligjin, vërtetoi në formën e një akti noterial, deklaratën  me të cilën Roksped i garantonte pronat Bankës NLB në këmbim të huasë, edhe pse kompania është vetëm  përdorues dhe jo pronar  i tokës.

Taljanoviq dyshohet se ka mashtruar autoritetin kompetent në dy raste – vërtetimin e  pavërtetë në një dokument publik se Hotel Galeb ekziston: herën e parë me qëllim të sigurimit të një huaje në bankën NLB, dhe herën e dytë me qëllim të sigurimit të borxhit  bazuar në një garanci të pagueshme.

  • 1

    Radio