Sociale Më shumë

Salloni i perdeve “Rakam” vullnetarisht qepë mbi 5000 maska. Donacion edhe për TV Teuta

Prej tvteuta16:57, 31 Mars 2020

Në këto ditë të vështira ka njerëz me zemër të madhe që edhe përkundër obligimeve familjare, në rend të parë kanë humanizmin. Edita Nimanbegu në sallonin e saj “Rakam” ka dy javë që qep maska mbrojtëse për qytetarët e Ulqinit. Në këtë aktivitet ka përkrahjen pa rezervë të bashkëshortit të saj si dhe të shoqes Lindita Kroma Shurdha. Ajo për TV teuta thotë se është mjaft e kënaqur që mund të ndihmojë në këtë mënyrë dhe se do të vazhdojë deri sa të jetë nevoja. Në këtë sallon deri tani janë qepur dhe shpërndarë 5.000 maska, një pjesë e të cilave ka shkuar edhe si donacion për televizionin tonë .

  • 1

    Radio