Sociale Më shumë

Safet Lajka: Vetëm me punë arrihen majet e suksesit

Prej tvteuta11:41, 2 Maj 2018

Si të jeshë afarist i suksesshëm përtej kufijve të Malit të Zi ishte tema e emisionit të mëngjesit “Ditë e Re” për ditën e sotme, dhe për tu përgjigjur gjitha pyetjeve i ftuar ishte gastronomi Safet Lajka i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Nga Ulqini është shpërngulur në modhën 18 vjeçare, shpërngulet nga universiteti i Sarajevës dhe udhëton drejtë Gjermanisë. Nuk ka ditur çfarë e pret, as se si do të gjindet në një shtet shumë të zhvilluar, por që rrezikoj dhe vezhdoj në kërkim të mirës për veten e tij. Punoj shumë, bile dhe më tepër se u kërkonte vetëm e vetëm që të tregonte veten se ishte i shkathët dhe nuk dorëzohet lehtë. Ai tani ka tre objektet e tij, restaurante eminent të cilët frekuentohen nga të gjitha strukturat. Punon çdo ditë të javës, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Çdo herë mundohet që të sjellë edhe risi, organizon mbrëmje kulturore edhe me artistët ulqinak, në mënyrë që edhe gjermanëve tu ofroj diçka nga kultura jonë.

Ai fton të gjithë të rinjët të cilët dëshirojnë të largohen nga Ulqini, sepse mendojnë se nuk ka të ardhme këtu, ti lajmërohen s do të kujdseset për to për disa muaj në Gjermani, por shton që si me vend të vet nuk ka. Beson shumë që ditët e mira do të vijnë së shpejtë edhe në Ulqin, dhe për atë nuk ja vlenë të shpërnguleshë.

  • 1

    Radio