Sociale Më shumë

S.Kaleziq: Jemi të gatshëm të vijmë me kontinjer tek shtëpia

Prej tvteuta19:37, 18 Mars 2019

Drejtori i Ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”Skender Kaleziq deklaroi për Televizionin Teuta se për një rend komunal më të mire janë të gatshëm t’i dalin në ndihmë qytetarëve të cilët në oborret e veta kanë materiale të ngurrta ,ose inerte . Ai tha se qytetarët  mund  të telefonojnë sektorin e pastrimit të cilët do të ju mundësojnë kontinjerin falas për të transportuar matelialin që mos të krijohen deponi të egra përkrah kontinjerëve,dhe të krijojnë një pasqyrë të shëmtuar të qytetit.

Ai  njëherit  rikujtoi se në terren do të ketë përforcim të policisë Komunale të cilët do të bëjnë monitorimin e terrenit për të identifikuar personat të cilët nuk e respektojnë orarin për bartjen e mbeturinave.

  • 1

    Radio