Aktuale Më shumë

Rusia nuk ka gjasa të ketë sukses në sulmin në Kiev, thotë ish-zyrtarja e NATO-s

Prej tvteuta11:01, 12 Mars 2022

Ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, i tha BBC-së se është “skeptike” se forcat ruse do të “kenë shumë sukses” në një sulm ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Një konvoj i gjatë i forcave ruse është radhitur jashtë qytetit dhe besohet se është rigrumbulluar, në përgatitje për avancim. Por, Gottemoeller ka thënë se mendon që kjo mund të jetë shenjë e dobësisë.

“Po pyes nëse ata kanë aftësinë të rigrupohen në këtë pikë, sepse logjistika e tyre është në gjendje të keqe, ata nuk kanë furnizime me karburant që të shkuar drejt Kievit”, tha ajo.

Gottemoeller tha se luftëtarët nga Siria që mund të rekrutohen për të luftuar me Rusinë kundër Ukrainës, tregon veprimin barbar të Moskës.

Rusia ka thënë se ka 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që janë të gatshëm të luftojnë, dhe SHBA-ja beson se mund të ketë sirianë me eksperiencë lufte.

  • 1

    Radio