Ruga Ulqin – Krythë do të mbyllet për qarkullim

Prej tvteuta10:08, 23 Mars 2018

Qarkullimi në rrugën Ulqin – Krythë së shpejti do të mbyllet komplet për shkak të intensifikimit të punimeve, është njoftuar dje gjatë takimit të Drejtorisë për komunikacion, zyrtarëve të Komunës së Ulqinit dhe konmpanisë që kryen punimet.

Ndalimi pritet të fillojë në fund të marsit dhe do të zgjasë rreth një muaj. Në takimin e djeshëm palët u shprehën të kënaqur me realizimin e deritanishëm të punimeve, të cilët sipas planit duhet të përfundohen deri në fund të këtij viti.

 

  • 1

    Radio