Sociale Më shumë

Rrjeti i amortizuar arsyeja e mungesës së ujit

Prej tvteuta13:51, 24 Shtator 2021

Vazhdojnë shqetësimet e qytetarëve të komunës së Ulqinit për shkak të problemeve të furnizimit me ujë.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar drejtori i NP “Ujësjellës Kanalizime” Arijan Lamoja, për Televizionin Teuta dërgoi në formë të shkruar raportin nga sektori teknik, ku thuhet se:

“Gjatë furnizimit të rregullt me ujë të qytetit nga tubacioni primar prej stacionit të pompës Gaç ka ardhur deri tek dëmtimi i tubacionit me datën 22.09.2021. Grupet e punës së Ujësjellësit kanë rregulluar prishjen me datë 23.09.2021 dhe furnizimi i rregullt me ujë i të gjithë qytetarëve është realizuar nga ora 12:00. Gjatë mesnatës së datës 23-24.09.2021 ka ndodhur prishja tjeter në tubacionin kryesor që furnizon lokalitetin e Zogajve. Grupet punuese të Ujësjellësit përseri kanë rregulluar prishjen dhe uji është lëshuar prej orës 11:00 kur të gjithë qytetarët janë furnizuar me ujë. Shpresojmë që tubacionet prej asbesti që janë në përdorim me dhjetra vite e që është e nëvojshme urgjent ndrrimi i tyre do të funksionojnë në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim të rregullt me ujë.”

Lamoja shton se problemi kryesor është në sistemin e rrjetit të ujësjellsit që është mjaft i amortizuar. “Tubacionet janë në përdorim më shumë se 50 vite, ndaj urgjentisht është i nevojshme ndërrimi i tyne”, deklaron Lamoja.

Zëvëndësimi I tubacioneve me material asbesti nuk janë të parashikuara në ivestimin prej 18 milion eurosh të rrjetit të ujësjellësit. Për zëvëndësimin e tyre nevojiten fonde dhe investime të veçanta.

  • 1

    Radio