Aktuale Më shumë

Rritje e rasteve me covid edhe në Ulqin. Hollaj: jemi të përgatitur. Qytetarët të tregojnë kujdes

Prej tvteuta16:51, 7 Korrik 2022

Javët e fundit në gjithë botën ka pasur një valë të re të infektimeve me Covid 19, falë nënvarianteve jashtëzakonisht infektuese të variantit Omicron. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Mali i Zi, e rrjedhimisht as Ulqini, ku ka pasur po ashtu rritje të infektimeve ditore. Në Qendrën Shëndetësore thonë se kjo rritje është vërejtur sidomos në javën e parë të korrikut, çka korrespondon edhe me rritjen e numrit të turistëve në qytet.

Drejtoresha, Sadije Hollaj, thotë për TV Teuta se gjatë kësaj jave janë regjistruar 124 infeksione të reja,  më shumë se gjysma e rasteve të muajit të fundit (206). Ajo shton se simptomet përcjellëse janë të njëjtë me virozat e tjera, çka e bën të pamundur identifikimin e virusit pa kryrjen e testimeve përkatëse. Për fat të mirë, shumica e të infektuarve kanë pasur simptoma të lehta, por ka pasur edhe nga ata me gjendje më të rëndë, sidomos personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Hollaj thotë se sa i përket punës së tyre në Qednrën Shëndetësore, ata vazhdimisht kanë pasur raste të infeksioneve , edhe pse në nivel më të ulët, dhe se janë të përgatitur në rast të përkeqësimit të gjendjes.

Rënia e infeksioneve në periudhën pranverore ka bërë që njerëzit të ngurrojnë të vaksinohen ose rivaksinohen. Hollaj apelon tek qytetarët të vazhdojnë me imunizim, pasi është mbrojtja më e mirë nga virusi, ndërsa në dispozicion të qytetarëve janë vaksinat Pfizer.

 

  • 1

    Radio