Rritja e varfërisë, nevojiten masa urgjente

Prej tvteuta09:19, 17 Tetor 2021

Sot është Dita Ndërkombëtare e eleminimit të varfërisë. Mali i Zi e shënon atë pa statistika zyrtare për numrin e të varfërve, por të dhënat e Kryqit të Kuq thonë se varfëria është në rritje. Që nga marsi i këtij viti, ata kanë shpërndarë 10 herë më shumë pako të ndihmës humanitare sesa vitet e kaluara. Marina Medojeviq, kryetare e Bankës së Ushqimit, tha se duhet të fillojmë urgjentisht hartimin e një Strategjie për Luftimin e Varfërisë dhe Mbetjeve të Ushqimit.

Marta Perkoviq nga Kryqi i Kuq i tha TVMZ se ata po përpiqen 365 ditë në vit për të zvogëluar shkallën e varfërisë në Mal të Zi me aktivitetet e tyre.

“Më të rrezikuarit janë, emigrantët, romët dhe egjiptianët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe nënat beqare. Fatkeqësisht, me shfaqjen e pandemisë së virusit korona, u rrit edhe numri i popullsisë së rrezikuar nga shoqëria, kështu që të gjitha këtyre kategorive iu bashkua një kategori tjetër, më saktësisht, njerëzit që humbën punën”, paralajmëron Perkoviq.

  • 1

    Radio