Rotari Club shpërndau dhurata për fëmijët e shkollave

Prej tvteuta16:10, 15 Dhjetor 2021

Në ambientet e Kalasë së Ulqinit, Rotari Club organizoi sot shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e shkollave të qyteti tonë.

Kryetari i Rotari Club, Elvir Zeçeviq, tha për TV Teuta se shpërndarja e dhuratave për fëmijët me rastin e festave të fundvitit është bërë tashmë traditë, dhe deri tani janë shpërndarë rreth 190.000 pako.

Shpënrdarja e dhuratave është mundësuar nga fëmijët në Angli, të cilët përkundër pandemisë kanë arritur të mbledhin dhuratat dhe ti dërgojnë për bashkëmoshatarët e tyre në Mal të Zi.

  • 1

    Radio