Rolloviq në Prokurori për votuesit nga jashtë
Prej tvteuta15:56, 21 Nëntor 2016
Përfqësuesi i Frontit Demokratik në Ulqin dr. Millan Rolloviq, është thirrur në Prokurorinë speciale për shkak të hetimeve në lidhje me deklaratat e këtij të fudit se në ditën e zgjedhjeve janë sjelllur votues nga jashtë vendit për të votuar Partinë Demokratike të Socialistëve, shkruan gazeta Dan.
Rolloviq ka konfirmuar për këtë gazetë se posedon prova direkte për deklaratat e tija të cilat nuk do ti bëjë publike pasi nuk ka besim në organet hetimore të Malit të Zi. Sipas Rolloviq, zbulimi i emrave të dëshmitaërve do ti sillte ato në pozitë shumë të vështirë.