Aktuale Më shumë

Riviera e Ulqinit padit gazetaren e “Kurir”

Prej tvteuta16:57, 23 Korrik 2016

Ndërmarrja hotelerike “Riviera e Ulqinit” ka paraqitur  ankesë penale kundër gazetares së revistës serbe “Kurir” Maria Dejanoviq. Në ankesë thuhet se gazetarja në fjalë ka filmuar dhe publikuar foto të paautorizuara të aktores së njohur Danica Maksimoviq, e cila po pushonte në Adë.

“Sipas neneve 174 dhe 175 të Kodit Penal të Malit të Zi, nuk është i lejuar publikimi i paautorizuar i fotografive apo portreteve personale  në ndonjë vend publik ose privat. Ju rikujtojmë se kjo nuk ka nëdodhur në nj ambient të zakonshëm, por një plazh nudist”, thuhet në deklaratën  e Rivierës së Ulqinit. Nga kjo kompani thonë se fotografimi  i nudistëve në plazh nuk është gazetari por voajerizëm i pastër. “Voajerizmi  dhe fotografimi në plazhet nudiste është i ndaluar  në mbarë botën , përfshirë edhe Adën. Ne u garantojmë mysafirëve tonë privatësinë e tyre, çka në kohën e tashme për shkak të telefonave është shumë e vështirë , pasi  askush nuk mund ta dijë paraprakisht  nëse ato do të keqpërdoren. ” thuhet në mes tjerash në  deklaratën e kësaj kompanie.

  • 1

    Radio