Aktuale Më shumë

Rikonstruksioni i Qeverisë nesër, pritet vendimi i Partisë Boshnjake

Prej tvteuta13:11, 22 Korrik 2024

Rindërtimi i qeverisë së kryeministrit Millojko Spjiq me shumë gjasa do të finalizohet nesër. Partitë që duhet të hyjnë në Qeveri në mbledhjet e sotme të organeve partiake do të vendosin për rikonstruksionin e paralajmëruar.

Në orën e kryeministrit, opozita theksoi se për të martën po përgatitet rindërtimi i Qeverisë. Megjithatë, konfirmimi nga kreu i koalicionit qeverisës nuk ka ardhur ende.

Rindërtimi i Qeverisë, me hyrjen e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Popullore Demokratike, është paraparë me marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar gjatë formimit të shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re në fund të tetorit të vitit të kaluar. Ende nuk ka reagime zyrtare, ndonëse marrëveshja tregon qartë se cilat departamente duhet t’u takojnë palëve që kanë nënshkruar atë dokument.

Partia boshnjake në seancën e sotme të Komisionit Kryesor do të vendosë për hyrje të mundshme në Qeveri. Siç është paralajmëruar seanca do të mbahet në Rozhajë.

Sipas raporteve të mëparshme, sipas marrëveshjes së koalicionit, NSD duhet të marrë Ministrinë e Arsimit dhe Departamentin e Planifikimit Hapësinor dhe Turizmit, ndërsa DNP duhet të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit.

Analisti politik Stefan Gjukiq tha për portalin tonë se beson se rindërtimi do të përfundojë deri në fund të korrikut.

“Ne më së shumti lidhemi me emrat e kandidatëve të ndryshëm sepse politikën e shikojmë me emra, por përvoja na tregon se kjo është e parëndësishme, emri i dikujt sjell një karakter të veçantë PR, por politika bëhet në nivel partiak, në mënyrë partiake. Nëse qeveria është Levizja Evropa Tani, atëherë emrat funksionojnë në atë mënyrë. Nëse qeveria është një koalicion i gjerë, atëherë secila parti do t’i mbajë ministritë sipas marreveshjes, dhe kjo është më e afërta me të vërtetën në këtë rast dhe besoj se kështu do të jetë”, tha Gjukiq.

  • 1

    Radio