Renovimi i kalldramit që të çon në Plazh të Vogël
Prej tvteuta18:51, 6 Nëntor 2022
Ulqini nga hyrja e deri tek rruga që të çon në Plazh të Vogël është jo në gjendje të mirë .
Ka punime ngado, ajo që e bën këtë gjendje shqetësuese është fakti se këto punime nuk po vazhdojnë rregullisht.
Vihet deri tek përkeqësimi i rrugeve dhe punimet po zgjaten më shumë se çështë dëmi.
Banorët janë të shqetësuar dhe ankohen për punimet e ngadoshme dhe trafikun e rrugëve, por ka dhe prej tyre që shikojnë anën pozitive, investimet për të mirë të qytetit.
Siç edhe mësuam gjatë javës që përcollëm u bë rregullimi i kalldramit në anën e djathtë të komunikacionit , dhe javën e ardhshme do të vazhdojnë punimet edhe në anën e majte që të çon drejtë Plazhit të Vogel.