Sociale Më shumë

Rëndësia e muajit të Ramazanit sipas fëmijëve

Prej tvteuta16:09, 5 Qershor 2018

Muaji i madhërueshëm i Ramazanit si më i rëndësishmi për besimtarët e fesë islame ka traditat dhe obligimet e veta. Agjërimi është njëri ndër obligimet e këtij muaji dhe në shumicën e rasteve respektohet. Detyrim e kanë personat që kanë arritur moshën madhore, ndërsa në disa raste praktikohet dhe nga fëmijët.

Ilijas dhe Hava Cungu, janë nxënës të shkollës fillore dhe kanë 10 dhe 11 vjeç, ato gjatë këtij muaji mundohen të respektojnë obligimet që parashihen për një musliman. Në pyetjen se cila është rëndësia e Ramazanit ato përgjigjen “Ramazani është muaji i ibadetit të agjërimit, muaji i nafileve, muaji në të cilin është shpallur Kur’ani”. Edhe se e dinë që janë në moshë të vogël dhe nga ato nuk kërkohet të respektohen të gjitha obligimet, ato kur kanë kohë agjërojnë, praktikojnë namazin e taravisë dhe lexojnë Kur’an.

  • 1

    Radio