Aktuale Më shumë

Rekomandim i ISHP: Orët e mësimit 45 minuta, maskat jo të detyrueshme

Prej tvteuta18:31, 23 Gusht 2022

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi u ka rekomanduar autoriteteve shëndetësore dhe arsimore që mësimi në shkolla të zgjasë 45 minuta dhe se mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme as për nxënësit as për mësuesit gjatë orëve të mësimit.

Kështu ka bërë të ditur ky institucion pas takimit të sotëm me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të treguesve të ecurisë së pandemisë COVID-19 dhe një analize krahasuese të masave në përgjigje të pandemisë në vendet e rajonit, Evropës dhe botës, sugjerohet që: Mësimi në shkolla zgjasë 45 minuta, gjatë ndjekjes së mësimit nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse, por kjo mbetet rekomandim i fortë për mësuesit dhe nxënësit”, thuhet në njoftim. Ata shtojnë se nëse pas fillimit të vitit shkollor gjendja epidemiologjike përkeqësohet, masat mund të korrigjohen. “Sigurisht që masat e propozuara fillimisht duhet të pranohen nga organet kompetente të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, e cila është përgjegjës për t’iu përgjigjur kërcënimit të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia e sëmundjes infektive COVID-19”, përfundon njoftimi.

  • 1

    Radio