Aktuale Më shumë

Realizohet evakuimi i parë masiv i civilëve në Ukrainë

Prej tvteuta10:09, 9 Mars 2022


  • Rreth 5000 persona janë evakuuar nga qyteti verilindor i Sumy-t. Ky qytet ka qenë nën bombardime nga rusët për ditë me radhë.

 

  • Një korridor humanitar që u hap të martën do të vazhdojë edhe të mërkurën ka thënë guvernatori i Sumy-t.

 

  • Moska ka njoftuar të tjera armëpushime humanitare për qytete të ndryshme duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin.

 

  • Kombet e Bashkuara thonë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur nisi lufta.

 

  • Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një ndalim total në SHBA mbi importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit për t’i dhënë një “goditje të fuqishme” Vladimir Putinit.

 

  • McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola janë kompanitë e fundit Perëndimore që kanë pezulluar punën në Rusi.

  • 1

    Radio