RAMA MIK I VUCIQIT
Prej tvteuta11:14, 29 Maj 2015
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi mikpritjen që gjeti në Tiranë dhe u shpreh i sigurt se kjo vizitë dyditore, nuk do të jetë vizita e fundit e tij në Shqipëri. Në një intervistë për Top Channel, ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe po shikojnë përpara, veçanërisht që të shfrytëzojnë të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.
Duke iu drejtuar homologut shqiptar si “një mik”, Vuçiq tha se i ka kërkuar Edi Ramës që të presë komunitetin serb në Shqipëri dhe të flasë me ta, ashtu siç në mënyrë reciproke, Vuçiq do të bëjë më të mirën për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.