Rajoni/Bota Më shumë

Rama merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris

Prej tvteuta16:12, 26 Korrik 2024

Kryeministri Edi Rama ka marre pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë shtetesh. Presidenti Macron ishte mikpritësi i këtij samiti që u organizua në kuadër të Lojërave Olimpike.

Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Emanuel Macron, president i Francës: Është absolutisht thelbësore sinergjia e veprimeve tona dhe gjithçka që mund të bëjmë së bashku me lëvizjen sportive. Ju falënderoj për mobilizimin tuaj, Lojërat olimpike janë një mënyrë për të nxjerrë në pah atë që duhet që të bëjmë dhe për të nisur iniciativa të reja falë të gjitha donacioneve që janë mobilizuar për zhvillimin e Afrikës, Amerikës Latine dhe Paqësorit. Ju falënderoj për angazhimin tuaj të përditshëm në këtë drejtim.

Liderët pjesëmarrës në këtë samit shpalosën planet që të investojnë miliarda euro për të financuar iniciativat sportive që do të përshpejtonin zhvillimin e qëndrueshëm. Një koalicion i bankave u zotua qe të investojë 10 miliardë euro në mbarë botën në infrastruktura të ndryshme sportive deri në vitin 2030. Agjencia Franceze e Zhvillimit do të investojë 500 milionë euro në këtë drejtim.

  • 1

    Radio