Aktuale Më shumë

Radulloviq në vizitë zyrtare në Kroaci

Prej tvteuta09:23, 7 Dhjetor 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjordje Radulloviq, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlliq Radman, sot dhe nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në atë vend.

Siç njofton MPJ e Malit të Zi, gjatë qëndrimit në Kroaci, shefi i diplomacisë malazeze, përveç mikpritësit, do të ketë takim edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë. Takimet me zyrtarë të lartë kroatë do të ofrojnë konfirmim të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor.

  • 1

    Radio