Radio “Elita” pajiset me teknologjinë më bashkëkohore nga TIKA
Prej tvteuta14:42, 18 Tetor 2018
Radio “Elita” u pajis me pajisjet më bashkohore teknologjike të financuar nga Agjensia Turke për Koordinim dhe Bashkpunim Ndërkombëtar – TIKA. Në ambjentet e radio “Elita” ishin prezent përfaqësues nga TIKA, Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galib , Ministri i të drejtave të Njeriut dhe Pakicave Mehmed Zenka si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.
Drejtoresha e radio Elitës Vera Katana, u shpreh se ky projekt kalon shumën e 20 000 eurove, duke bërë kështu që kjo radio të jetë më e avancuara në territorin e Malit të Zi.