Aktuale Më shumë

Qytetarët e Malit të Zi nuk u besojnë institucioneve gjygjësore

Prej tvteuta16:54, 3 Dhjetor 2021

Më shumë se tre të pestat e qytetarëve nuk i besojnë sistemit gjyqësor të Malit të Zi, janë rezultatet e një sondazhi të kryer nga agjencia Ipsos për nevojat e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi (CIN-CG).

“Duket se besimi në sistemin gjyqësor ka ardhur në rënie kohët e fundit, megjithëse nuk ka qenë i lartë as më parë. Ky është ndoshta rezultat i të gjitha këtyre ngjarjeve me bllokimin e sistemit gjyqësor në këtë një vit e gjysëm,” tha drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate Milka Tadiq Mijoviq, në prezantimin e rezultateve të sondazhit, i cili u krye gjatë muajit nëntor. Nëse prokuroria do të fillonte procedurat për ndonjë rast, më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se qytetari i zakonshëm nuk mund të priste një hetim të pavarur, ndërsa një e treta besojnë se hetimi do të ishte i pavarur. Marija Popović Kaleziq, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Liritë Civile (CEGAS), tha se në mesin e institucioneve dhe organizatave individuale, kisha, ushtria dhe policia janë në vendin e parë sa i përket besimit, ndërsa më i ulët në prokurori dhe partitë politike. Nga këto të dhëna, tha Popoviq Kaleziq, mund të konstatojmë se, sipas të anketuarve, “partitë politike nuk punojnë në interes të qytetarëve, por në interes të tyre”. Kur është fjala për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, 13 % e të anketuarve e konsiderojnë punën e Prokurorisë Speciale të Shtetit si të dobët dhe deri në 43% shumë të dobët.

Gjatë ditës së sotme në Mal të Zi mbajti mot me reshje të shiut në zonat jugore, ndërsa në ato veriore me deborë. Për nesër në mëngjes paralajmërohet ndalim i reshjeve, gjatë ditës do të ketë mot me vranisra dhe intervale me diell. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme, në mbrëmje me kthesë nga jugu. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -4 deri 9 gradë, ndërsa më e larta e ditës prej 3 deri 16 gradë celsius.

 

  • 1

    Radio