Qeveria miraton hauzimin prej 10 milionë euro
Prej tvteuta09:21, 11 Nëntor 2022
Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme miratoi informacionin mbi huazimin afatgjatë prej 10 milionë euro, me interes vjetor prej 5.5%.
Huazimi do të merret nga banka Universal Capital. Në këtë mbledhje u konstatua se rezultatet e të gjitha kompanive në sektorin e energjisë deri më 1 shtator të këtij viti kanë dal me rezultat negativ në shumën prej 29 milion euro.
Krahasuar me vitin 2020, siç njoftoi qeveria, është shënuar rënie prej 85 milion eurosh. Ministria e Investimeve Kapitale sugjeroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si të vetmen mënyrë për të përmirsuar bilancin.