Aktuale Më shumë

Qendra e re “SuanPan” edhe në Ulqin

Prej tvteuta15:51, 6 Shtator 2022

Një qendër e re arsimi e liçensuar nga Ministria e Arsimit, vjen edhe në Ulqin.
Aritmetika mendore SuanPan është një program i zhvillimit arsimor për të theksuar potencialin e fëmijëve të moshës 5 deri në 14 vjeç.
SuanPan është e vendosur në po të njëjtin objekt ku është kopshti “Arushi Pu”, dhe udhëhiqet nga po e njëjta Drejtoreshë, Lindita Lika.

Si pasojë e përdorimit të tepruar të telefonave të mençur, televizorit dhe lojërave kompjuterike, një numër i madh i fëmijëve sot kanë problem me mungesën e vëmendjes dhe përqendrimit, e ky program siç na tregoi edhe drejtoresha ka për qëllim nxitjen e përqendrimit.

Një temë tjetër që prekëm në bisedën që patëm me drejtoreshën Lindita Lika, ishte edhe fillimi i një tjetër viti shkollor në kopshtin “Arushi Pu”, ajo theksoi se janë më të qetë sa i përket një fillimi të ri, sepse regjistrimet i përfundojnë në qershorë.

  • 1

    Radio