Punimet në rrugën Ulqin – Krythë po shkojnë sipas planit

Prej tvteuta15:58, 22 Mars 2018

Zyrtarët e Komunës së Ulqinit, të kryesuar nga kryetari Nazif Cungu, u takuan sot  me përfaqësuesit e Drejtorisë për komunikacion. Në takim u fol për punimet në rrugën Ulqin-Krythë, të cilët përkundër problemeve janë duke vazhduar sipas planit.

“Jemi të vetëdijshëm se për shkak të trafikut të madh në këtë sektor rrugor punimet janë të ngadalshme, sidomos duke pasur parasysh edhe kushtet e këqija atmosferike. Ne jemi të kënaqur me ritmin e punimeve, por ata duhet të përshpejtohen në mënyrë që rruga të jetë e kalueshme gjatë sezonit veror,” tha drejtori i kësaj drejtorie Savo Paraça.

Kryetari Nazif Cungu tha se ai ishte i kënaqur me punimet dhe shprehu besimin se qytetarët kanë durim dhe mirëkuptim për ndërprerjet e qarkullmit. Suspendimi i plotë i trafikut në rrugën Ulqin – Krythë, pritet në fund të marsit dhe do të zgjasë rreth një muaj.

  • 1

    Radio