Sociale Më shumë

Punimet në Lumin Buna po japin efekt

Prej tvteuta16:27, 11 Korrik 2018

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq, gjatë qëndrimit në Ulqin vizitoi edhe zonën e Lumit Buna, gjegjësisht vendin ku kompania “Cijevna komerc” po kryen punimet. Nxjerrja e rërës nga nga shtrati i lumit është me rëndësi të madhe për ekosistemin dhe ministri konfirmoi se ky material do të shfrytëzohet për plazhet në këtë zonë. “Vitin e kaluar Buna na paralajëmëroi për nevojën e angazhimit të vazhdueshëm në mëynrë që të mos përësriten probleme të tilla”, tha Simoviq. Drejtori i Drejtorisë për ujra Damir Gutiq, tha se punimet do të kryhen deri në fudn të vitit, dhe në rast nevoje ato do të bëhen edhe në vetë derdhjen e lumit. Ai shtoi se ekspertët janë gjatë gjihtë kohës në terren dhe po përcjellin situatën dhe se veprimet e mëtejshme do të bëhen në kuadër të analizave dhe vlerësimeve të tyre.

  • 1

    Radio