Kulturë Më shumë

Punimet në Kronin e Çinarit: Pritet vendimi i Entit për mbrojtjen e monumenteve

Prej tvteuta17:06, 13 Gusht 2021

Punimet në afërsi të Kronit të Çinarit, një nga krojet e shumtë që gjenden në Ullishtën e Ulqinit, kanë hapur debat të nxehtë në opinionin publik dhe rrjetet sociale. Ata që kanë marrë përsipër kryerjen e punimeve, thonë se këtë e kanë bërë me qëllim pastrimin e kronit në fjalë dhe revitalizimin e tij nga lënia pas dore, kurse sektori civil dhe profesionistët e trashëgimisë kulturore, thonë se megjithë qëllimet e mira, punimet kanë cënuar origjinalitetin e këtij monumenti.

Anton Lulgjuraj, arkeolog në Museun e Ulqinit, thotë për TV Teuta se pastrimi ka qenë i nevojshëm, por betonizimi agresiv nuk shkon në hap me origjinalitetin shkullor të këtij monumenti.

Punimet në afërsi të kronit sipas qytetarëve që banojnë aty afër , dhe të cilët thonë se janë emocionalisht të lidhur me atë vend, janë bërë pa prekur asgjë nga forma origjinale e kronit dhe se janë të hapur për çdo korrigjim nëse ka pasur lëshime.

“Qëllimi ynë ishte të hapim kronin, Dhe kësaj pune i jemi qasur në një formë tejet të kujdeshme sa që siç mund të shihni nuk kemi dëmtuar asnjë gurë. Ata që kanë hapur rrugën e kanë bërë pastrimin pasi ne nuk kemi pasur mundësi financiare për këtë. Sa i përket Entit për mbrojtjen e monumenteve, le të urdhërojnë dhe të japin mendimin dhe kontributin e tyre për këtë, diçka që po e presim për shumë vjet.”, thotë Vesko Gjakonoviq.

Se sa është cënuar origjinaliteti i këtij monumentit, dhe se si do të veprohet në procesin e mëtejshëm,  do ta vendosin ekspertët e Entit për mbrojtjen e monumenteve kulturor, të cilët janë të njoftuar me situatën.

Qytetarët që kanë iniciar zgjerimin e rrugës pranë kronit, kanë pasur edhe një takim me zyrtarët e qeverisjes lokale, dhe siç mësojmë, është rënë dakord që hapat e mëtejshëm të ndërmerren vetëm pas vendimint të Entit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Duhet cekur se ky institucion, tëpaktën kur është në pyetje pasuria historiko-kulturore e Ulqinit, jo vetëm që nuk ka qenë në krye të detyrës, por në disa raste, si në objektin katastrofik në Kala, edhe bashkëpuntor direkt i devastimit të saj.

 

  • 1

    Radio