Kulturë Më shumë

Punime në lokalitetin arkeologjik të Shasit, për të përcaktuar shtrirjen e kufirit perëndimor të lokalitetit

Prej tvteuta10:54, 6 Mars 2022

Punimet arkeologjike si duket në këtë vend madhështor s’kan fund, po ashtu edhe befasitë dhe legjendat që fshihen në këtë lokalitet antik e zgjojnë një kurreshtje të madhe tek secili nga ne.

Drejtori i muzeut të Ulqinit Gazmend Kovaçi, i cili po ashtu po jep një kontribut të madh edhe në lokalitetin arkeologjik të Shasit,  na informoj më tepër deri ku kanë mbërritur punimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik të Shasit ,dhe tha se po punohet për të përcaktuar shtrirjen e kufirit përendimor të lokalitetit. Si dhe në të ardhmën do të vendoset një Info punktë , si dhe do vendosen tabela informuese për këtë lokalitet të veçantë të Anës së Malit.

Në pyetjen se a ka ardhë koha që ky lokalitet qe “hesht” tash sa vite, të “shfaq”madheshtin qe fsheh mbrenda me shekuj, arkeologu Anton Lulgjuraj thotë se çdo financim nga komuna apo institucionet shtetërore , është i mirë së ardhur për këtë lokalitet , për vizita turistike kulturore  , dhe për grupe nxënësish nga shkollat. Si dhe hapi i ardhshëm që duhet të ndërmirret , të punsohen  puntorë për mirëbajtjen e këtij lokaliteti.

Punimet financohen nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA dhe projektit “Heritage Revided”. Ato kryhen nga ekipi i ekspertëve i Muzeut të Polimjes – Berane. Vlera e punimeve është 17.396.00 euro.

Së shpejti priten më shumë fonde evropiane për valorizimin turistik të këtij lokaliteti shumë të rëndësishëm për të gjithë ne.

  • 1

    Radio