Sociale Më shumë

Punëtori për zonat e mbrojtura

Prej tvteuta11:57, 15 Shtator 2018

Në hotelin “Albatros”sot  u mbajt punëtoria e dytë me radhë në kuadër të projektit “Rëndësia e zonave të mbrojtura në zhvillimin ekonomik” e cila do të  mbahet edhe nesër. Bartës i këtij projekti është OJQ “Hapi i gjelbërt”, ndërsa partner në projekt janë: OJQ “ Toka”nga Shqipëria, OJQ” “Era” nga Kosova dhe  OJQ “Triton” nga Plava.

Realizimi i këtij projekti do të zgjasë 8 muaj,ndërsa në kuadër të projektit në fjalë është parapa të mbahet edhe një puntori që ka për qëllim senzibilizimin e opinionit të gjërë për ruajtjen, dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura.Puntoria e parë është mbajtur në Plavë e Guci,e dyta në Ulqin,ndërsa e treta është planifikuar të mbahet në Pejë. Fokusi i temës janë “Bjeshkët e Nemuna” stë cilat lidhin  këto tre shtete, vlerë kjo shumë e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, që sipas drejtorit të OJQ “Hapi i gjelbërt”Xhelal Hoxhiq është lënë pas dore.

Liridon Mustafa nga OJQ “Toka” nga Shqipëria tha se kjo është një përvojë e mirë e shkëmbimeve të përvojave dhe mendimeve, si dhe senzibilizimin e opinionit të gjërë në lidhje me ruajtjen e këtyre vlerave natyrore.

 

 

  • 1

    Radio