Punëtorët e arsimit kërkojnë shkarkimin e ministrit Shehoviq

Prej tvteuta09:45, 10 Qershor 2018

Bashkësia e arsimit e Malit të Zi i ka dërguar letër kryeministrit Dushko Markoviq, me kërkesën që të shkarkojë ministrin e arsimit Damir Shehoviq. Kryetari i kësaj bashkësie, Krsto Paviqeviq, në konferencë për media ka deklaruar se Shehoviq bën diskriminim politik të të punësuarëve në arsim dhe injoron kërkesat për shqyrtimin e pozitës së tyre.

Ata gjithashtu thonë se reforma në arsim ka dështuar , ndërsa ndryshimet e paralajmëruara kanë qenë vetëm kozmetike dhe për propagandë brenda sistemit. Si arsyetim tjetër për shkarkimin e Shehoviq, ato theksojnë edhe paligjshmëritë nëpër insitucionet arsimore dhe refuzimin për të vepruar sipas vendimeve të inpektorëve.

  • 1

    Radio