Aktuale Më shumë

PSP: Qeveria u rrëzua si rezultat i marrëveshjes PDS-Demokratët

Prej tvteuta15:25, 21 Gusht 2022

PSP sot doli me një deklaratë për media në të cilën theksojnë se qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviq, në të cilën edhe ata merrnin pjesë,  ra për shkak të marrëveshjes mes PDS-së dhe Demokratëve, ku përfshiheshin edhe parti më të vogla. Ata thonë se janë gati për zgjedhje dhe se në të ardhmen nuk do të ketë qeveri serioze pa pjesëmarrjen e kësaj artie.“Me marrëveshjen joparimore dhe të fshehtë të PDS dhe Demokratëve, së cilës iu bashkuan partitë më të vogla, qeveria e 43-të e Malit të Zi u rrëzua në natën e 19-20 gushtit. Është e vërtetë, qeveria me mandatin më të shkurtër në histori të Malit të Zi, por edhe me rezultatet dhe sukseset më të mëdha”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, Qeveria nuk u ndal për asnjë moment në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,  përkundrazi, krijoi kushtet që Prokuroria Speciale dhe ajo e Shtetit,  ta bëjnë punën e tyre me guxim, vendosmëri dhe profesionalizëm.

“Ne trajtuam probleme të shumta në fushën e financave, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, sportit. Mbajtëm nivelin aktual të pagave dhe pensioneve dhe u zotuam që nga fillimi i vitit të ardhshëm pensioni minimal të jetë 270 euro. Nuk pendohemi që ishim pjesë e Qeverisë, sepse e dimë që në bashkëpunim me ABR dhe partitë e tjera, arritëm gjëra të mëdha, të cilat do t’i gjykojë historia.”, thuhet më tej në deklaratë. Në këtë parti theksojnë se janë të përkushtuar për hyrjen sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE, reformat, rritjen e punësimit dhe mundësimin e një jete më të mirë për qytetarët, të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë deri në formimin e qeverisë së re apo shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

  • 1

    Radio