Proteste në Ulqin
Prej admin14 November 2014
Para ndërteses së kuvendit të komunës së Ulqinit për sot, të premten është paralajmëruar proteste për shkak të, siç thuhet gjendjes së përgjithshme në shkollat shqipe. Nismëtar i ketij tubimi është gazetari Gëzim Ibroçi i cili deklaron se qëllimi i tij është që njerëzit të tregojnë pa marrë parasyshë dallimet politike, fëmijet e tyre duhet të mësojnë nga tekstet e duhura shkollore, dhe të luftojnë për barazi me koleget e tyre në shtet.