Protestë: Drejtësi për Shejllën (VIDEO)
Prej tvteuta12:55, 3 Tetor 2021
Në një tubim paqësor në qendër të Tuzit, qytetarët protestuan kundër vrasjes së 19-vjeçares Shejlla Bakija. Protesta u organizua nga OJQ Lëvizja për Zhvillim Tuzi dhe Qendra për të Drejtat e Grave.
Dhjetëra qytetarë të mbledhur mbanin pankarta në gjuhën malazeze dhe shqipe, duke kërkuar drejtësi në rastin e vajzës së vrarë.
Organizatorët bëjnë thirrje për një hetim urgjent në rastin e një gruaje të re që raportoi dhunë në polici.
Ju kujtojmë se policia është ende në kërkim të Ilir Gjokaj, i cili dyshohet për vrasje.