Pronarët e shtëpizave në Bunë kërkojnë t’u lejohet lëvizja në këtë zonë

Prej tvteuta10:37, 3 Prill 2020

Pas vendimit të Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim në Ulqin që të ndalojë lëvizjen drejt Adës së Bunës dhe Shën Nikollës, kanë reaguar nga Shoqata e pronarëve të shtëpizave në këtë zonë. Ata kanë kërkuar nga organet kompetente që pronarëve  t’u lejohet lëvizja pa pengesa, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje, tha për TV teuta kryetari i kësaj shoqate, Sasha Çapunoviq. Sipas fjalëve të tij, në këto shtëpiza ka edhe familje që jetojnë aty gjatë gjithë kohës dhe të cilët kanë vështirësi për t’u furnizuar me produkte ushqimore.  Lëvizja kontrollohet nga Policia komunale kurse ndalimi nuk vlen për të punësuarit dhe pronarët e lokaleve.

  • 1

    Radio