Aktuale Më shumë

Pronarët e objekteve në Adën e Bunës njoftojnë protestë

Prej tvteuta17:37, 12 Korrik 2022

Pronarët e objekteve në Adën e Bunës, kanë paralajmëruar tubim protestues i cili do të mbahet ditën e premte më 15 korrik. Tubimin e kanë konfirmuar edhe  nga Shoqata e Pronarëve të Objekteve në Adën e Bunës, të cilët me këtë duan të tërheqin vëmendjen për siça thonë ata keqmenaxhimin e ndërmarrjes të “Mirat Detare” , por edhe për çmimet e larta të qiramarrjes dhe tatimeve.

“Qëllimi i tubimit është reagimi publik ndaj (mos)aktivitetit të “Mirave Detare”. Me më shumë se 600 objekte të përkohshëm në Bunë, ne përfaqësojmë një burim të rëndësishëm për plotësimin e buxhetit të kësaj ndërmarrjeje. Të dhënat zyrtare flasin për 1.66 milionë euro në pesë vitet e fundit. “Të Mirat Detare” duhet t’i kthejë fondet e grumbulluara në këtë pjesë të bregdetit përmes investimeve në infrastrukturë dhe mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Shoqata rikujton se në disa nga detyrimet e paplotësuara të MD është edhe zyra e përbashkët për të gjitha shërbimet shtetërore pranë urës së Bunës, investimi dhe gjetja e zgjidhjes së përhershme për të gjitha rrugët, ndriçimi publik, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, transporti publik, përcaktimi i vendndodhjes për nxjerrja e varkave, një pikë karburanti e përkohshme dhe investime të tjera më të vogla.

“Fakt është se shumica e objekteve tnë Adë jepen me qira, por jo të gjitha. Ne kërkojmë që atyre qëduan të japin objektet me qira tu mundosohet ky aktivitet dhe të paguajnë tatimet e duhura.  Çdo vit na premtohen investime por vendosen vetëm taksa të reja për të paguar. Duam që kjo situatë të shikohet realisht dhe tenderi aktual për dhënien me qira të objekteve të tërhiqet deri në shqyrtimin real të çmimeve”, thonë organizatorët e tubimit. Tubimi protestues është paralajmëruar për në orën 18.00, në parkingun pranë restoraneve në Bunë, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë ulqinakët dhe qytetarët e tjerë që tu bashkohen për t’i përkrahur.

  • 1

    Radio